Vetaksidenti tragjik në Shirokë të Suharekës, ku humbi jetën një 52-vjeçar – Policia jep detaje
Një vetaksident trafiku ndodhi sot paradite në fshatin Shirokë të Suharekës, ku siç raportoi Gazeta e Prizrenit, një 52-vjeçar ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, ku një automjet i drejtuar nga Bekim U., 52-vjeçar banues në fshatin Shirokë, ishte vetaksidentuar.
Lajmin për portalin Gazeta e Prizrenit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti me fatalitet. / Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe:

