Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur sot në fshatin Shirokë të Suharekës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë.
Burime të Gazetës së Prizrenit bëjnë të ditur se viktima është një 52-vjeçar.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa Gazeta e Prizrenit do t’ju mbajë të informuar me detaje zyrtare sapo ato të bëhen publike.
Lajmi i plotësuar :
Vetaksidenti tragjik në Shirokë të Suharekës, ku humbi jetën një 52-vjeçar – Policia jep detaje


