02-12-2024

138 të porsalindur brenda dyjave në Prizren

Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” gjatë periudhës dyjavore janë regjistruar 138 të foshnja të sapolindura, ndërsa shumica e tyre kanë qenë të gjinisë mashkullore.

Sa i përket gjinisë 77 kanë qenë meshkuj, ndërsa 61 vajza, shkruan  “GazetaePrizrenit.net”.

Gjatë kësaj kohe, 2 lindje kanë qenë Gemellare (binjak), gjinia e të porssalindurve ishte djalë dhe vajzë.

Nga numri i përgjithshëm, 35 prej lindjeve kanë qenë ‘cezariane’ (me operim).

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.