23-11-2024

14 persona shpëtohen në Velipojë, në mesin e tyre edhe kosovarë

Policia Kufitare dhe FNSH kanë arritur të shpëtojnë 14 persona, 9 prej të cilëve shtetas çekë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit në Velipojë.

Pesë shtetasit nga Shqipëria e Kosova u transportuan për në qendrën spitalore, ku gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve çekë të cilët kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik.  Falë ndërhyrjes së policisë të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Njëkohësisht edhe  në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit. Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal pasi deti  aktualisht është  i trazuar dhe me dallgë të mëdha. Policia e Shtetit sugjeron pushuesit dhe turistët  që të shmangin lëvizjet me  mjete  lundrimi, si motor uji apo varka deri në qetësimin e detit./io

Asnjë koment

Comments are closed.