23-04-2024

15 rastet e reja në Suharekë, Muharremaj e vlerëson serioze situatën

Nëntë nga 15 rastet që u konfirmuan pozitivë me Covid-19 sonte janë nga Suhareka.

Kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj ka thënë se me shtimin e rasteve të reja situata është bërë serioze, prandaj ka kërkuar më shumë kujdes nga qytetarët.

Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk duhet bërë panik, por ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve.

Postimi i plotë i Bali Muharremaj në Facebook:

I kemi 9 raste të reja pozitive në Suharekë me COVID-19.

Situata është serioze dhe duhet të kemi shumë kujdes.

Nuk duhet të kemi panikë, pos asaj që po e theksojmë tash e sa kohë se duhet të qëndroni në shtëpi e ti respektoni rregullat.

Ne do të jemi në krye të detyrës dhe kërkojmë ndihmën tuaj, duke i respektuar rekomandimet që i kanë dhënë institucionet relevante. /Lajmi.net/

Asnjë koment

Comments are closed.