27-11-2024

154 nga 494 kandidatë kalojnë testin kualifikues për gjyqtarë

154 kandidatë kanë kaluar testin kulaifikues në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave themelore të Republikës së Kosovës.

Nga gjithsej 568 aplikantë të cilët kishin plotësuar kushtet, 494 prej tyre i janë nënshtruar testit kualifikues të organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) të dielën, ku 154 prej tyre kanë arritur ta kalojnë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Testi kualifikues ka përmbajtur 100 pyetje dhe ka zgjatur 2 orë, ndërsa i gjithë procesi i organizimit ka zgjatur mbi 17 orë.

Ndryshe, sipas Rregullores Nr.03/2021 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e gjyqtarëve e miratuar në këtë vit nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës, është përcaktuar se kandidatët që kalojnë testin e parë kualifikues do të mund t’i nënshtrohen pjesës së dytë të testimit, që përfshinë testin me shkrim, kurse pjesa e tretë e testimit përfshinë intervistën me gojë dhe një ese. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka monitoruar procesin rekrutues të së dielës dhe do të vazhdojë ta monitorojë deri në fazën finale. 

Asnjë koment

Comments are closed.