16 vite histori në fushë! Messi larg nga Barcelona?! Momentet kulminante në karrierën e tij

Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, i cili u duk se ishte i destinuar të qëndronte vetëm në një klub.

Por tani marrëdhënia e Lionel Messit me Barcelonën ka përfunduar në mënyrë të parikuperueshme.

Hallakamë në arsimin e Prizrenit, drejtori i shfmu në Arbanë e bën “përrallë” drejtoreshën e Arsimit, Vezhgishi

 

Media e njohur CNN ka renditur 20 momentet më përcaktuese në karrierën e super yllit të futbollit, i cili ka thyer mjaft rekorde dhe ka bërë që të dashurohen me të një botë e tërë

2004- Debutimi në La Liga: Messi asokohe ishte vetëm 17-vjeç, tre muaj e 22 ditë i vjetër, kur bëri debutimin e tij zyrtar në ligë për Barcelonën, duke u futur në lojë si një zëvendësues në derbin ndaj Espanyol. Lionel u kthye kështu në lojtarin më të ri që ka debutuar për Barcelonën në një ndeshje zyrtare, duke shënuar emrin e tij në historinë e klubit. /Top Channel