25-11-2024

17 të arrestuar në Prizren e Dragash

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar 72 persona në tërë Kosovën, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Në rajonin e Prizrenit janë arrstuar 17 persona, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Për dallim nga ditët tjera, dje Prizreni që prej kohe, prin për nga numri i rasteve të tilla, ka qenë i dyti pas Mitrovicës së Jugut, ku janë arrestuar 51 persona,

Komunikata e plotë e policisë për rastet:

Rr. Tirana, Prizren, 04.05.2020-00:35. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në një lokal ku gjendeshin nëntë (9) persona te dyshuar meshkuj  meshkuj kosovarë të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria. Pas intervistimit  me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 Dragash, 04.05.2020-10:30. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në personin e dyshuar mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 Dragash, 04.05.2020-09:30. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në personin e dyshuar mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 Dragash, 04.05.2020-11:04. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në personin e dyshuar mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 Rr. Wesli Klark, Prizren, 04.05.2020-14:20.Njësia policore ka ndaluar një veturë në të cilën kanë qenë katër te dyshuar meshkuj kosovarë të cilët  nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë.  Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 Rr. Remzi Ademaj, Prizren, 04.05.2020-14:50. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në personin e dyshuar mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 

Asnjë koment

Comments are closed.