02-11-2024

176 veteranët e Shqipërisë u bënë 3000

Në kohën e luftës në Kosovë ishin identifikuar 176 ushtarë nga Shqipëria, të cilët ishin angazhuar për krijimin e frontit të veriut dhe për hapjen e luftës frontale në kufirin verior të Shqipërisë.

Në vitin 2016, nga 176 ushtarë ky numër është bërë 3000, shkruan sot “Koha Ditore”.

Spiro Butka është emëruar komandant i operacionit “Shigjeta” në prill të vitit 1999 e deri në përfundim të luftës. Pas luftës e ka bërë një shoqatë me 176 anëtarët. Vazhdon të jetë kryetar i saj. Por Butka nuk i njeh ushtarët që tashmë janë verifikuar si veteranë e që janë thirrur si “veteranë të Shqipërisë”.

Butka është dëshmitar në aktakuzën e ngritur rreth një muaj më parë nga prokuroi special i dorëhequr, Elez Blakaj, për “veteranët mashtrues”.

Të akuzuar janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Të gjithë këta si anëtarë të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Asnjë koment

Comments are closed.