19 raste pozitive të reja në Kosovë me Covid 19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se janë shënuar 19 raste të reja pozitive me Covid 19 në Kosovë.
Në njoftim, thuhet se në periudhën dy javore prej datës 10 deri 23 korrik janë raportuar 19 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes.
Kryesisht rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.
Këto janë disa nga hapat që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë:
Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive
Qëndrimin në ajër të pastër
Kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë
Vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur
Përditësimin me informacione rreth situatës me COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera.