27-04-2025

19-vjeçarja nga Podujeva e zhdukur prej katër ditësh, familja kërkon ndihmë

Një vajzë, rreth 19-vjeçare është zhdukur prej katër ditësh në Podujevë dhe vendndodhja e saj mbetet ende e panjohur.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është denoncuar sot në Stacionin Policor të Podujevës nga babai i 19-vjeçares, i cili ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia më 22 prill 2025, rreth orës 11:55 dhe prej asaj dite familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sipas deklaratës së babait të të zhdukurës, ajo vuan nga probleme shëndetësore dhe nuk di të orientohet për t’u kthyer në shtëpi.

 
Burimet e Sinjalit tregojnë se kjo nuk është hera e parë që vajza largohet, por kësaj radhe shqetësimi i familjes është më i madh, pasi ajo nuk është kthyer për ditë të tëra.

Policia është në dijeni të rastit dhe, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur procedurat e kërkimit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.