22-11-2024

20 vjet nga arrestimi i studentëve të Unionit të Pavarur të SHLP-së në Prizren

Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e pati frymëzuar rininë studentore edhe në Prizren.

Pas dëbimit të studentëve shqiptarë prej objekteve shkollore e universitare, veprimtarinë patriotike si në rrafshin kulturor ashtu edhe në atë luftarak e vazhdon grupi i Unionit të Pavarur të Studentëve, ku bënin pjesë:  Leonorë  Morina, Jehonë Krasniqi,  Behare Tafallari, Nijazi Kryeziu, vëllezërit Haqif e Sherif Ilazi, Bilbil Duraku, Defrim Rifaj dhe Sejdi Bellanica.

Gjykata e atëhershme e regjimit serb, vajzat i ka dënuar me nga dy vjet burg, por pas ndërhyrjes së organizatave ndërkombëtare ato janë liruar pas 6 muajsh. Djemtë, ndërkaq janë dënuar nga 1 deri në 7.5 vjet burgim.

Ata kanë vuajtur në Burgun e Prizrenit, Lipjanit, të Dubravës, Pozharevcit, Beogradit, etj. Ata kanë përjetuar edhe masakrën në burgun e Dubravës, ndërsa i fundit është liruar në mars të vitit 2001.

Asnjë koment

Comments are closed.