25 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës, Kurti: Kosova nuk i fal krimet e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 25-vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë nga aspekti ushtarak, teknik, juridik dhe ndërkombëtar.
I pari i qeverisë, tha se shteti dhe populli i Kosovës janë mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare, teksa nuk harrojnë dhe nuk i falin krimet e Serbisë.
“Pas shumë vuajtjesh nën regjimet e Serbisë pushtuese, Kosova u çlirua dhe populli i saj nisi ndërtimin e një etape krejt të re historike. Duke i kujtuar ditët e fundit të luftës në Kosovë dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese. Sepse populli dhe shteti i Kosovës janë mirënjohës e falënderues për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare teksa nuk harrojnë dhe nuk falin krimet e Serbisë!”