24-11-2024

26 persona të arrestuar në orët e fundit, 14 prej tyre se nuk respektuan ‘orën policore’

26 persona janë arrestuar në 24 orëshin e fundit në vend.

14 prej tyre për shkak të mos veprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Në 10 raste të ndryshme, policia intervenoi për t’i arrestuar këta 14 qytetarë.

Gjashtë prej tyre u arrestuan në Prishtinë, një në Ferizaj, katër në Prizren, një në Pejë, një në Gjakovë e një tjetër në Mitrovicën veriore, transmeton Indeksonline.

Nga 26 personat e arrestuar gjithsej, shtatë u dërguan në mbajtje, e një në vuajtje të dënimit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.