Në Qendrën e numërimit të Rezultateve ka përfunduar procesi i votave me kusht në të gjitha komunat e Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për indeksOnline, bëri të ditur se ka përfunduar numërimi i i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
“Ju njoftoj se ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat i takonin raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajtën më 14 nëntor “, tha ai.
Nga raporti del se 27.689 në total janë për Shaqir Totajn.
Nga numërimi i fundit 670 vota janë për Haskukën, ndërsa 619 për Totajn.