06-12-2021

Zbulohet plani i hajnave pasi dështuan të vjedhin në argjendarinë në Prizren, ja si ranë në duart e policisë

Tre personat e prangosur për tentim-grabitjen në një argjendari në Prizren dhe plagosjen e dy personave të hënën mbrëma, janë nga rajoni i Prishtinës dhe kanë të kaluar kriminale, tha policia në një konferencë për media.

Sipas policisë, e kaluara e tyre lidhet me grabitje dhe përdorimin e armëve.

“Tre të dyshuarit janë nga rajoni i Prishtinës, të cilët në bazën e të dhënave kanë të kaluar kriminale madje edhe në fushën e grabitjes, përdorimit të armëve. Kanë qenë në burg, janë me precedent kriminale dhe tani po i zbardhim edhe motivet e tyre për këtë rast”, tha drejtoi i policisë së Prizrenit në konferencë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar mbrëmë ndërsa dy të tjerët janë arrestuar sot. Për të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, në konferencë tha se nga nata kur ka ndodhur tentim-grabitja, policia është angazhuar maksimalisht për identifikimin e të dyshuarve.

Asnjë koment

Comments are closed.