28 Nëntori: Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Vlorë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, janë takuar në Vlorë me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.
Dy kryeministrat shqiptarë kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin pas homazheve pranë monumentit simbol të kurorëzimit të perpjekjeve shekullore për liri.
Të pranishëm ishin edhe presidenti Begaj, kryeparlamentarja Nikolla dhe kryebashkiaku vlonjat Ermal Dredha.