27-07-2024

Prizreni në atmosferë festive për festën kombëtare të 28 Nëntorit

Prizreni është në atmosferë solemne për nder të festës kombëtare të 28 Nëntorit.

Qyteti është stolisur më flamuj kombëtarë dhe shtetërorë dhe të vendeve mike.

Sot në orën 11:00, përballë objektit të Komunës së Prizrenit, afër Lumbardhit mbahet ceremonia solemne e përurimit të shtatores së heroit, Agim A. Shala.

Në orën 19:00, në sheshin “Shatërvan”, do të mbahet koncerti festiv.

Dita e 28 nëntorit e emërtuar si Festa e Flamurit është një nga më të veçantat për shqiptarët në krejt botën, për arsye të shumta, ndër vite e shekuj.

Ngjarja tjetër e madhe që pason këtë datë, është ndoshta më me peshë për shqiptarët, pasi aty i gjejmë fillet e një kombi që hyn ndruajtshëm, por i mëvetësuar, në shekullin e njëzetë.

Më 28 nëntor të vitit 1912 Kuvendi Kombëtar i Vlorës, pjesë e të cilit ishin liderët shqiptarë të gati të gjitha krahinave, shpalli Shqipërinë shtet më vete, pas së cilit akt Ismail Qemali, kryetar i tij, ngriti flamurin kuqezi.

Kj0 datë shënon edhe ditëlindjen e një prej kolosëve të kombit, angazhimi dhe sakrifica e të cilit janë në themel të luftës së fundit për çlirim të shqiptarëve të Kosovës. Adem Jashari me flijimin e vet dhe të krejt familjes do të bëhej inspirim i pashoq për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kishin bërë daljen publike më 28 nëntor të vitit 1997, deri në çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb.

Portali “Gazeta e Prizrenit” ua uron të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin!

 

Asnjë koment

Comments are closed.