31-vjeçarja nga Suhareka përfundon në spital si pasojë e dhunës nga bashkëshorti i saj

Si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre, shumë gra kosovare marrin lëndime të rënda trupore për çka iu duhet që detyrimisht të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Greikoc të komunës së Suharekës.

Mësohet se një 31-vjeçare ka shkuar të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, pasi që ishte rrahur nga bashkëshorti i saj.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor, ajo e ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, ku njësitet policore kanë shoqëruar në stacion për intervistim edhe personin e dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, 33-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’./PS