24-04-2024

Prizren: Klienti i TEB raporton në Polici se dikush ia keqpërdori kartelën, bleu gjësende rreth 200 euro

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet për një rast të keqpërdorimit me kartela bankare, që dyshohet të ketë ndodhur dje, në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda këtij institucioni kanë bërë të ditur se rasti është denoncuar në Polici nga një qytetar, i cili ishte njoftuar nga banka ‘TEB’ se janë realizuar disa pagesa nga kartela e tij.

Sipas informacioneve të para, një person, akoma i paidentifikuar, ka kryer blerje në vlerë rreth 200 euro nga kartela bankare e këtij qytetari, duke shfrytëzuar platformën përmes telefonit.

Viktimë e këtij keqpërdorimi është një 51-vjeçar, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë nëse dyshon te ndonjë person i caktuar.

Asnjë koment

Comments are closed.