34-vjeçari që humbi jetën në Pejë është djali i rapsodit të njohur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Zhul Selmani”.
Në lidhje me këtë Sinjali raportoi ekskluzivisht ku 34-vjeçari Arjanit Çetaj ka humbur jetën.
Sinjali mëson nga burimet e tij se i riu është djali i rapsodit të njohur Hasan Çetaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit.
Për momentin nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, ndërsa organet kompetente kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes

