Kurti: T’i jepet shansi vazhdimit të diskutimeve, që të evitohen zgjedhjet e reja
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë pas ndërprerjes së seancës konstituimit të legjislaturës së 11-të.
Kurti tha se po dëshiron t’i jap shancë konsensusit për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për çështjen e presidentit do të ishte praktikisht parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Kurti.



![]()
