22-11-2024

40 kompani gjobiten me mbi 4 milionë euro që manipuluan me çmimet e naftës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ku ka shpalosur vendimin lidhur me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës.

Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, deklaroi se kanë marrë vendim që për shkak të shkeljes së dispozitave të konkurrencës në treg, 40 kompani të gjobitën prej mbi 4 milionë euro.

Sipas tij, këto kompani kanë manipuluar me çmimet e naftës.

“AKK-ja ka marrë vendim përfundimtar për çmimet e derivateve të naftës. Hetimi ka nisur në vitin 2019 ku janë nisur dyshimet se operatorët nuk kishin vepruar si në vitin 2018”.

“Dyshimi është ngritur se mos kemi të bëjmë me sjelljen e konkurrencës ose ndonjë marrëveshje e ndaluar për këtë fushë”.

“Kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregullua konkurrencën në treg, ato kanë kryer shkelje të dispozitave të konkurrencës”.

“Komisioni i autoritetit ka vendosur të shqiptoj gjobë prej 4 milionë e 400 mijë për 40 kompanive nën hetim”, ka thënë Prestreshi, duke shtuar se kompanitë mund të bëjnë pagesën e gjobës përmes këstit që këto të hyra hynë në buxhetin e shtetit të Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.