24-04-2024

Haradinaj kujton Komandant Drinin në 20 vjetorin e rënies

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta kujton komandantin Ekrem Rexha.

“Ekrem Rexha – Komandant Drini, ishte luftëtar që gëzonte respektin e veçantë si te ushtarët e tij ashtu dhe te popullata civile ku vepronte si ushtarak”.

“Me plot meritë, Komandant Drini ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së, bashkë me komandantët e ushtarët më heroikë që pati Kosova! Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Fcebook

Asnjë koment

Comments are closed.