24-11-2024

400 mësimdhënës të sëmurë rëndë, SBAShK: Nuk mund t’i vrasim dy herë këta njerëz

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë se janë 400 mësimdhënës që vuajnë nga sëmundje kronike, në krejt komunat e Kosovës.

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, e drejton gishtin kah Ministria e Arsimit dhe drejtoritë komunale, të cilat, sipas tij, nuk po interesohen për këta mësimdhënës.

Ai thotë se ata kanë mbetur në mëshirën e kohës, teksa për këtë problem, zgjidhje e sheh pensionimin e parakohshëm.

Mirëpo, siç thotë ai, pensioni i tyre të mos jetë vetëm 100 euro, siç është ai i pleqërisë.

Në prill të vitit 2022, MAShTI pati ndarë 1 milion e 700 mijë euro, për zëvendësimin dhe pagesën e mësimdhënësve me gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një përgjigje për Kiks Kosovën, nga ky dikaster kanë bërë të ditur se komunat po vazhdojnë ta shfrytëzojnë këtë fond edhe sivjet.

Divizioni i Arsimit të Përgjithshëm në kuadër të MAShTI-t, për çështjen se pse në disa komuna mësimdhënësit e sëmurë kanë shkuar në pushim mjekësor me pagesë dhe në disa të tjera jo, kanë thënë shkurtimisht janë përgjigjur se të gjitha komunat duhet të funksionojnë në bazë të legjislacionit në fuqi, pa dallime.

Asnjë koment

Comments are closed.