27-07-2024

LDK në Prizren: Rruga “Saraçët” harrohet nga pushtetarët lokal

LDK në Prizren, ka akuzuar qeverisjen komunale duke thënë se rruga e “Saraçëve” është bërë e mërzitshme për t’u kaluar. Përmes një komunikate për media thuhet se pushteti aktual po e dëshmon veten se nuk janë të aftë që asnjë punë t’a qojnë deri në fund.

“Ka kohë që Rruga e Saraqëve është në këtë gjendje të rëndë e ku qytetarëve që banojnë e veprojnë në këtë rrugë u ka shkaktuar probleme.

Kjo rrugë është bërë e mërzitshme për t’u kaluar sepse ju përcjellin gropat, pluhuri dhe vështirësi për të qarkulluar makinat dhe pamundësi për ecur këmbësorët.

Pushteti aktual po e dëshmon veten se nuk janë të aftë që asnjë punë t’a qojnë deri në fund, përveç punësimeve të familjarëve.

Qeverisja Totaj, ka dështuar në të gjitha drejtimet pasi synimi i tyre nuk janë punët e mira dhe shërbimi ndaj qytetarëve, por synimi i tyre është zhvatja e parasë publike.

LDK në Prizren, është kundër këtij modeli qeverisës i cili tek qytetarët po krijon vetëm kokëqarje dhe probleme serioze për bizneset në aktivitetin e tyre ekonomik”, thuhet nga zyra për informim e LDK-së në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.