42 raste me Covid-19, 8 të tjera me variantin Omicron
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omicron.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041. Në total numri i rasteve aktive është 453.
Në anën tjetër, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.673.578 doza të vaksinës. Deri më sot 782.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.