26-11-2024

Prizren: Kërcënohen dy punëtore shëndetësore

Dy punëtore shëndetësore në Prizren janë kërcënuar me jetë dje nga një person.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Policisë, dy viktimat, njëra doktoreshë dhe tjetra psikologe janë kërcënuar derisa ishin në vendin e punës.

Si ndodhi ngjarja?

Fillimisht personi që i kërcënoi kishte shkuar te vendi ku ato punonin dhe dyshohet se i ka thënë gardianit që “pasi të dalin ato dyja nga puna, do t’i takoj dhe do t’i vras”.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije për Sinjalin se ky person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ndaj tij në Polici është hapur si “kanosje ndaj personit zyrtar”.

Asnjë koment

Comments are closed.