19-04-2024

60 vjet nga vdekja e Mbretit Zog

Ahmet Zogu lindi më 8 tetor në fshatin Burgajet të Matit. Në vitet 1903-1912 mësoi në një shkollë ushtarake në Stamboll e pastaj në Austri. Pas Shpalljes së Pavarësisë u angazhua në Lëvizjen Kombëtare e politike të vendit, përcjellë KultPlus.

Ishte ndër nismëtarët e thirrjes së Kongresit të Lushnjës, ku mori pjesë aktive dhe u zgjodh ministër i brendshëm e më pas kryeministër (02.12.1922-25.02.1924). Në vitet 1925-1928, me shpalljen e Shqipërisë Republikë, Ahmet Zogu u zgjodh president i saj. Në vitin 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Mbret të Shqiptarëve dhe sanksionoi formën monarkike të shtetit.

Në qeverisjen e vendit, Ahmet Zogu zbatoi një varg reformash në fushën sociale, kulturore e arsimore, nga të cilat më të rëndësishmet ishin ato në fushën e legjislacionit, si Kodi Penal (1927), Kodi Civil (1929) dhe Kodi Tregtar, i hartuar sipas modeleve të vendeve perëndimore.

Pas sulmit të Italisë Fashiste kundër Shqipërisë, Ahmet Zogu bashkë me familjen e tij u largua nga Shqipëria. Ai jetoi si emigrant në disa vende, si Turqi, Angli, Egjipt dhe përfundimisht në Francë. Ai vdiq në Paris më 9 prill 1961. / KultPlus.com

Asnjë koment

Comments are closed.