19-05-2024

Prizren: Arrestohet një person për veprën penale “Detyrim”

Në Prizren është arrestuar një i mitur i dyshuar për veprën penale “Detyrim”, raporton Gazeta e Prizrenit.

I arrestuari është E.V 17 vjeçar. Ai dyshohet se ka detyruar viktimën që t’ia jap nga 10 euro disa here,

“Me datën 06/03/2022 rreth orës 12:55, Ankuesi se bashku me djalin e tij te mitur (viktimën), është paraqitur ne Stacionin policor  Prizren, se në rrugën “Lidhja e Prizrenit’’, në Prizren ka  raportuar rastin e  veprës penale  “Detyrimit”, te cilën e kishte kryer i dyshuari i mitur ne  vazhdimësi . Sipas viktimës i dyshuari me datën 05/03/2022 rreth orës 21:00 duke e detyruar viktimën, kishte arritur  nga ai t’i merr shumen prej 10 ( dhjetë ) euro para te gatshme kjo sipas viktimës ka ndodhur ne vazhdimësi qe një kohe ta gjate. Ku i dyshuari edhe përmes kërcënimit me ane te thikës i kishte marre te holla  atij  dhe për shkak te frikës viktima nuk i kishte raportuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin sipas Policisë është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti për te Mitur i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim për 24 orë. Rasti është duke u hetuar.

Asnjë koment

Comments are closed.