65 raste aktive me COVID-19 në Malishevë
Komuna e Malishevës ka njoftuar se sot në këtë komunë janë regjistruar edhe dy raste të infektuara me COVID-19,.
Zyra për informim e Komunës ka njoftuar se nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me këtë virus janë infektuar 523 persona, prej tyre 426 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktive janë 65 raste.
Lexo Edhe:
Njoftimi i plotë:
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Raste e reja vijnë nga fshatrat Bubavec dhe Turjakë, ndërsa numri i personave aktiv me covid-19 në Malishevë, është 65 raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 523 raste, prej tyre 426 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 65 persona.