20-04-2024

Prizren: Akuzat për pedofili, Gjykata merr vendim për Fazli Kikajn

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji mësuesit në pension, Fazli Kikajt.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se ndaj Kikajt ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ofrim i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet.

”Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe faktin se i pandehuri nuk është paraqitur në Polici me ftesë të rregullt.

“Kjo tregon rrezikun me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund ti shmanget përgjegjësisë penale dhe të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital. Ai është takuar më pas me ‘të miturën’ në Prizren, të cilën e ka ftuar në momentin e parë në shtëpinë e tij.

Shënim:

Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Asnjë koment

Comments are closed.