Ballkani ka njoftuar për largimin e futbollistit Ramiz Bytyqit.
Sipas njoftimit nga Ballkani, Bytyqi ka bërë kërkesë për ta shkëputur kontratën.
Bytyqi largohet nga Ballkani pas 13 vjetësh.
Tutje, skuadra nga Suhareka ka falënderuar futbollistin për gjithë kontributin që ka dhënë për klubin e tyre.
“Ne e mirëkuptuam vendimin e Bytyqit pas kërkesës për të shkëputur kontratën me klubin tone”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Ramizit i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në karrierë , gjithashtu e falënderojmë përzemërsisht për djersën e derdhur gjatë këtyre viteve sa ishe pjesë e FC Ballkanit”. / KK