20-04-2024

Hajnat vjedhin marketin në Rogovë, pronari publikon pamje nga kamerat

Të enjten pas mesnatës një market në Rogovë ka qenë cak i hajnave, pronari i të cilit i ka publikuar pamjet e kamerave në profilin e tij në Facebook.

Lulzim Hoti ka kërkuar nga banorët e fshatit që të mos iu lënë hapësirë dhe liri të plotë hajnave të ia dëmtojnë pronat e tyre.

Ende nuk dihet shuma e gjësendeve të vjedhura, mirëpo të dyshuarit shihen duke marrë cigare dhe artikuj të tjerë.

Asnjë koment

Comments are closed.