26-04-2024

Përfundon ndeshja Kosova-Greqia

Kombëtarja e Kosovës në futboll, është mundur nga Greqia, me rezultat 0-1, të dielën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’.

Kosova dhe Greqia u përballen në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ballafaqimi mes ‘Dardanëve’ dhe grekëve, u zhvilluar në një atmosferë fantastike të krijuar nga ‘Dardanët’, megjithatë, ishte skuadra mike që doli fitues në kryeqytetin e Kosovës.

Grekët në pjesën e parë, kishin dominim të lehtë në terren, derisa Bakasetas në minutën e 36-të zhbllokojë ndeshjen duke kaluar grekët në avantazh prej 0-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Futbollistët e Kombëtares sonë, të përkrahur fuqishëm nga tifozët tonë ‘Dardanë’, e nisin mjaft mirë fraksionin e dytë, duke bërë presion në kërkim të golit të barazimit, por gjerat për Kombëtaren tonë u vështirësuan në minutën e 72-të, kur Fidan Aliti u ‘skuq’, dhe skuadra jonë mbeti me një lojtarë më pak në terren.

Pas daljes nga loja te Alitit, grekët e kishin më lehtë të kontrollonin lojën, derisa në finish të ndeshjes edhe portieri ynë  Aro Muriç u largua me karton të kuq, transmeton rtklive.com. Greqia më këtë fitore kryeson grupin 2 të Ligës C me gjashtë pikë të tubuara, derisa Kosova renditet e dyta me tri pikë, kurse, nga një pikë kanë Qipro dhe Irlanda Veriore.

Kosova ndeshjen e ardhshme do ta luajë të enjten, ndaj Irlandës së Veriut, me fillim nga ora 20:45.

Asnjë koment

Comments are closed.