7 Marsi – Dita e Mësuesit, datë e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar

7 Marsi është datë e madhe për arsimin në të gjitha trojet shqiptare.

Sot, 134 vjet më parë, u hap Shkolla e parë shqipe në qytetin e Korçës.

Shkolla e parë shqipe fillore kombëtare, ku mësimet mbaheshin në gjuhën shqipe, u themelua në kushtet e pushtimit osman, në Korçë më 7 Mars të vitit 1887.

Shkolla e parë shqipe u hap me iniciativën e një grupi rilindasish dhe me përkrahjen e masave patriotike nga Korça, si dhe atyre të mërgimit.

Atëherë drejtor e mësues i parë i shkollës shqipe në Korçë ishte rilindësi e patrioti Pandeli Sotiri./Indeksonline/