19-04-2024

Kampioni i boksit mes shqiptarëve në Londër, bën shqiponjën me duar

Boksieri Anthony Joshua ka surprizuar edhe njëherë shqiptarët kudo ku janë.

Ai është fotografuar duke bërë shqiponjën me duar bashkë me një emigrant në Londër, veprim ky i cili e rrit edhe më shumë respektin për këtë sportist të madh dhe të mirënjohur edhe në vendin tonë.

Fotot janë publikuar nga JOQ.

Kujtojmë se Joshua është boksier profesionist britanik dhe është shpallur dy herë kampion bote.

Ai ka mbajtur titujt si WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Asnjë koment

Comments are closed.