7 persona vdesin për 24 orë nga Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19, kanë ndërruar jetë 7 persona duke e dërguar në 256 numrin e të vdekurve në mbarë vendin.
Ndërsa ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 250 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 9.049 raste nga 37.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërsa të shëruar janë 126 persona.