03-11-2024

Prizren: Institucionet dhe partitë politike me mesazhe urimi për festën e Kurban Bajramit

Zyrtarët komunal dhe subjektet politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam për festën e Bajramit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në urimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të bërë në katër gjuhë, përfshirë edhe atë rome, urohet për sa më shumë mirëqenie dhe solidaritet.

“Kur jemi bashkë, zmadhohet gëzimi e pakohet pikëllimi. Kur jemi bashkë, rritet solidariteti e zvogëlohet egoizmi. Kur jemi bashkë, kërkojmë ma shumë drejtësi dhe mirëkuptim”, thuhet ndër të tjera në urim.

Prizrenasve të besimit islam, Bajramin ua urojnë edhe subjektet politike në Prizren: PDK, Vetëvendosje, LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe partitë tjera .

Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”. Me fat!

 

 

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.