Siç njoftoi pak më parë portal “Gazeta e Prizrenit”, sonte ka dhënë dorëheqje drejtoresha për Mirëqenës sociale në Komunën e Prizrenit, Vjollca Kabashi.
Në arsyen e dorëheqjes së saj, dërguar medieve, ndër tjera thuhet se këtë akt e ka ndërmarrë pas një presioni, shantazhi e kërcënimi:
“Shpreh indinjatën time të thellë që nga e enjëta deri të premtën në ora 13:20minuta lidhur me një pagese që për mua është e kundërligjshme duke më shantazhuar e duke më kërcenuar se unë të shkarkoj dhe jam detyruar të nënshkruaj nën presion dhe kërcenim me urdhëra të kryetari Shaqir Totaj, shefit te kabinetit Nehat Elshani dhe drejtorit të Drejtorisë të Shërbimeve Publike Çelë Lamaj”, ka shkruar ajo.
Kabashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me urdhër të kryetarit dhe nën kërcënimet e tij dhe kabinetit, ajo ka nënshkruar një dokument për një pagesë të jashtëligjshme, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Ajo njofton se rastin e ka paraqitur edhe tek njësiti i Krimeve Ekonomike në Prizren.
Kabashi ishte në kabinetin e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, si pjesë e AAK-së që është në koalicion me PDK-në. Këtë pozitë ajop e mbante nga janari i këtij viti. Kjo është dorëheqja e parë nga kabineti i Totajt.
Deklarat e plotë e dorëheqjes e V. Kabashit:
Të nderuar qytetarë të Prizrenit
Që nga ky moment po deklaroj se jap dorëheqje të parevokushme nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Prizren (DPMS) .
Kam besuar dhe punuar për ndryshimin në Prizren dhe e kam pranuar detyrën e Drejtoreshës së Punës dhe Mirëqenies Sociale duke besuar në mirëqeverisje, dhe për ti shërbyer qytetarëve dhe familjeve që kanë nevoje pasi drejtoria që unë e kam udhëhequr është drejtoria më e ndjeshme sepse ka të bëjë me familjet nevojtare.
Besova që kryetari Totaj pas emërimit do të jetë mbështetës dhe shtytës kryesor i mirëqeverisjes ndërsa ndodhi e kundërta si burokracia dhe nepotizmi.
Sigurisht që, kur e kam marrë detyrën , kam qenë e vetëdijshëme për sfida e vështirësi të natyrës së punës por për këto 10muaj nuk gjeta bashkëpunim dhe gatishmëri për punët që na pritnin në këtë drejtori.Përkundër faktit dhe kërkesave të mia të vazhdueshme për bashkëpunim me kryetarin kërkesat e mia janë injoruar, ku kam pritur për 5muaj që vendimet ti nënshkruaj kryetari i komunës.
Për 10muaj asnjëherë nuk jam pritur nga kryetari për kërkesat që i kam bërë për takim.
Duke u bazuar në ligjin e vetëqeverisjes lokale unë llogari për punën time është dashur ti jap vetëm Kryetarit të Komunës dhe qytetarëve.E në rastin konkret më shumë i kam dhënë llogari shefit të kabinetit sesa kryetarit të komunës.
Andaj shpreh indinjatën time të thellë që nga e enjëta deri të premtën në ora 13:20minuta lidhur me një pagese që për mua është e kundërligjshme duke më shantazhuar e duke më kërcenuar se unë të shkarkoj dhe jam detyruar të nënshkruaj nën presion dhe kërcenim me urdhëra të kryetari Shaqir Totaj, shefit te kabinetit Nehat Elshani dhe drejtorit të Drejtorisë të Shërbimeve Publike Çelë Lamaj.
Pas detyrimit të nënshkrimit nën kërcënim mbrenda zyrës së kryetarit, i dërgova email perseri kryetarit ku lidhur me këtë rast i njoftova dhe u drejtova në stacionin policor ku dhashë deklaratë në njestin e krimeve ekonomike në Prizren për të gjitha keto parregullsi.
E falenderoj gjithë stafin që kanë bashkëpunuar dhe u jam mirënjohese tërë jetën atyre që besuan në mua.
Me respekt,
Vjollca Kabashi