26-04-2024

Prizren: Jep dorëheqje njëra nga drejtoreshat e kabinetit të Shaqir Totajt

Drejtoresha për  Mirëqenës sociale në Komunën e Prizrenit, Vjollca Kabashi,  sapo ka dhënë dorëheqje, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Pas pak Gazeta e Prizrenit, sjell arsyen e dorëheqjes së saj, ku siç thuhet se këtë akt e ka ndërmarrë pas një presioni, shantazhi e kërcënimi nga ana e zyrtarëve të lartë brenda zyrës së kryetarit Shaqir Totaj.

Ajo ishte në kabinetin e kryetarit të Prizrenit, Totaj, si pjesë e koalicionit të PDK-së me AAK-në.

Kabashi ishte pjesë e përbërjes së kaluar të Kuvendit të Komunës. / GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.