26-04-2024

72 të shëruar në Malishevë, vetëm tri raste aktive

Një nga dy të shëruarit e fundit nga koronavirusi është nga Malisheva. Kështu ka bërë të ditur kjo komunë përmes një njoftimi për media.

Sipas tyre deri tash, numri i të shëruarve ka arritur në 72 ndërkaq raste aktive janë tre pacientë.

“Edhe një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar plotësisht nga virusi i COVID-19, duke e rritur numrin e të shëruarve në 72 persona të shëruar. Rasti i shërimit të këtij pacienti, është konfirmuar nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike (IRSHP) në Prizren.Me këtë rast të shëruar, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në Komunën e Malishevës, shkon në 72 persona, ndërsa aktiv me COVID-19, janë edhe tre pacient”, thuhet në njoftim.

Pas konfirmimit të këtij rasti, nga njoftimi bëhet e ditur se, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka përsëritur thirrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe udhëzimet, për mbajtje të distancës fizike, mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, shmangien nga vendet me numër të madh të qytetarëve dhe mbajtje të higjienës, pasi kjo, sipas tij, mbetet arma e vetme dhe më efektive për luftimin e COVID-19.

Asnjë koment

Comments are closed.