Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes me Covid-19 në Kosovë, prej të cilëve 8 raste janë nga rajoni i Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Rahoveci prin me 4 të vdekur, dy nga komuna e Prizrenit, ndërsa nga Malisheva e Suhareka kanë nga një viktimë.
Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë.
Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Prej tyre 276 janë nga Prizreni, nga Suhareka 64 dhe Malisheva 36. /GazetaePrizrenit.net/