8 të vdekur me Covid nga rajoni i Prizrenit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes me Covid-19 në Kosovë, prej të cilëve 8 raste janë nga rajoni i Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Rahoveci prin me 4 të vdekur, dy nga komuna e Prizrenit, ndërsa nga Malisheva e Suhareka kanë nga një viktimë.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Nga 12.618 testime,  2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Prej tyre 276 janë nga Prizreni, nga Suhareka 64 dhe Malisheva 36. /GazetaePrizrenit.net/