AVONET- Haskukës: Nuk ta panë “hajrin” qytetarët, por jaranat! (FOTO)

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot ka realizuar një performancë pranë objektit të zyrës së Kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, duke shprehur shqetësimin lidhur me keq-qeverisjen dhe mos transparencën e të parit të Prizrenit.

Sipas AVONET, Haskuka nuk është transparent, ngase ai nuk u përgjigjet kërkesave për takim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të OJQ-ve e institucioneve tjera që monitorojnë punën e komunës.

Në deklaratën e tyre, nder tjera thuhet se Haskukës nuk ia panë hajrin qytetarër, por jaranat.

Mund të jetë një imazh i teksti

Postimi i plotë:

Deklarat për media

AVONET- Haskukës: Nuk ta panë “hajrin” qytetarët, por jaranat!

Mund të jetë një imazh i teksti

Prizren, 25 gusht 2021; Rrjeti i OJQ-ve AVONET sot ka realizuar një performancë pranë objektit të zyrës së Kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Haskuka, duke shprehur shqetësimin lidhur me keq-qeverisjen dhe mos transparencën e të parit të Prizrenit.
Se kryetari Haskuka nuk i ka shërbyer qytetarit, e ka vërtetuar edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm. I njëjti Raport vërteton se z.Haskuka dhe Kabineti i tij i kanë shërbyer personave familjar dhe grupeve të interesit të lidhura me qeverisjen e tij.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Zyra e Prokurimit të Komunës së Prizrenit është nga zyret në të cilën janë identifikuar me së shumti shkelje të rënda në Kosovë. Në këtë zyrë kanë fituar tenderë kompani të lidhura ngushtë me zyrtarë të pushtetit aktual në Prizren, të cilat janë shërbyer me dokumente të falsifikuara dhe me fatura fiktive, duke vendosur kritere favorizuese për kompani të caktuara.

Mund të jetë një imazh i teksti

Nepotizimi e ka ngulfatur administratën dhe personelin e Komunës së Prizrenit duke krijuar neglizhencë, politizim të shkollave dhe për rrjedhojë administrata nuk është më funksionale.

Mund të jetë një imazh i teksti

Kryetari Haskuka ka të emëruar drejtor komunal, të cilët kanë aktakuza të konfirmuara dhe po ashtu, zyrtarë që janë arrestuar gjatë këtij mandati qeverisës për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por ajo që e bën edhe më skandaloze këtë qeverisje është se aty ka individ që udhëheqin komunën nga kafiteri dhe shtëpi.

Kryetari Haskuka nuk është transparent, ngase ai nuk u përgjigjet kërkesave për takim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të OJQ-ve e institucioneve tjera që monitorojnë punën e komunës. Shqetësimet për mos transparencë dhe llogaridhënie janë shprehur nga shumë faktorë relevant, të cilët kanë vlerësuar se është më lehtë të takohet Kryeministri i Kosovës se Kryetari i Prizrenit!

Mund të jetë një imazh i teksti