82 vjeçari nga Korisha e Prizrenit, Avdyl Gega ka folur në emisionin Frontal në T7 mbi historinë e tij që lidhet me një ari.
Gega kishte mbytur një ari i cili rrezikonte jetën e djalit të tij, Ylberit 10 vjeçar. E gjithë ngjarja ndodhi më 2007.‘’Isha me djalin tim duke e dërgu me ja tregu varret e të parëve tanë. Rrugës po ulërin një arushë. Ajo ishte e plagosur, dhe kur na pa mendoi që ne e kishim plagos’’, tregon Gega në T7. Gega rrëfen në detaje momentin kur qëllon ariun me sëpatë.‘’Ja kom ly midis ballit, ma zor, kom hjek masnej tuj e hjek sakicën prej ballit edhe sakica e vogël, se skom pas sakicë të madhe. Edhe u rrzu, para meje u rrzu. Vec u çu ma ka ngjit kamën e djathtë, I kam shejat e dhambve. Po çuditna qysh e fitova luftën, po kryesorja ish prej djalit me ik alarmi e taksirati’’, rrëfen Gega.I moshuari thotë se ariu ngordhi pasi piu ujë në liqenin afër me gjithë plagët që ia kishte bërë vetë Gega.