13-12-2024

Përurohet Këndi i Lojërave për Fëmijë në lagjen Bazhdarhane

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi bënë përurimin e Parkut dhe Këndit të Lojërave për Fëmijë në lagjen Bazhdarhane.

Në këtë hapësirë publike është bërë vendosja e ulëseve për qytetarë, lodrave për fëmijë, hapësirës për lojën e bowlingut, si dhe është bërë ndriçimi dhe gjelbërimi i kësaj sipërfaqeje.

Deri në fund të këtij viti Komuna e Prizrenit do t’i ketë 10 parqe të tilla me hapësira të gjelbra dhe rekreative për qytetarët.

Asnjë koment

Comments are closed.