Nesër reduktime të ujit në Atmaxhë, Gjonaj dhe disa fshatra përreth

Kompania “HIDROREGJIONI JUGOR“ në Prizren njofton konsumatorët, se konform njoftimit nga KEDS-i për ndërprerje të energjisë elektrike, si rezultat i punimeve te planifikuara do të paraqitet problemi me furnizim me ujë të pijes nga data 22.05.2019 prej orës 11:00 deri në 16:00 në Stacionin e pompave në ‘Sozi’ Nashec, probleme me furnizim të ujit do të ketë në këto zona :

• Kobaj
• Atmaxhë
• Tupec
• Nashec
• Grazhdanik
• Planej
• Gorozhup
• Mile
• Mazrek
• Gjonaj
• Një pjesë e qytetit në rrugën e Nashecit

“Me rastin e rikthimit të rrymës elektrike , do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes”, thuhet në njoftimin e kompanisë./GazetaePrizrenit.net/