28-04-2024

Prizren: Ismet Temaj e fiton rastin në Gjykatë: Shkarkimi nga pozita e rektorit të UPZ-së u bë kundërligjshëm!

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesëpadinë e Ismet Temaj, ku Këshilli Drejtues i Universitetit Publik ”Ukshin Hoti” në Prizren e kishte shkarkuar nga detyra si rektor në vitin 2021.

Sipas dokumentit të siguruar nga GazetaBlic, përveç Temajt, kërkesëpadia i është aprovuar edhe Shemsi Morinës e Soner Yildierim, të gjithë nga Prizreni.

Në këtë dokument thuhet tutje se, Këshilli Drejtuesi dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë detyrohet të ua kompensojë ndyrshimin e shtesave për periudhën e mbetur të mandatit.

Kujtojmë se, para dy vitesh Këshilli Drejtues kishte shkarkuar nga detyra rektorin, Ismet Temaj.

“Në mbledhjen e mbajtur më 6.7.2021, Këshillit Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, shkarkoi nga detyra Rektorin e Universitetit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj”, thuhej në njoftim.

Temaj atë kohë kishte thënë se nuk ka qenë në mbledhje, por ka marrë informacione për shkarkimin e tij.

Atëherë kur u shkarkua, Temaj ka qenë në gjysmë të mandatit të tij katërvjeçar në krye të UPZ-së.

Vendimin e plotë të Gjykatës Themelore në Prizreni mund ta lexoni më poshtë:

   

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.