14-05-2024

Prokuroria në Prizren, ngriti aktakuza kundër shtatë personave

Prokurori i Shtetit njofton, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë
Themelore janë ngritur pesëdhjetë e nëntë (59) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e nëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe pranë
gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Detyrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi I sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Asnjë koment

Comments are closed.